Policia daneze është mobilizuar, si asnjëherë më parë, për ndeshjen e së premtes ndaj Danimarkës dhe Shqipërisë, e cila do të luhet në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.
Këto masa sigurie do të merren për të shmangur përplasjen mes tifozëve danezë dhe atyre shqiptarë.
Tashmë danezët kanë refuzuar tifozët kuqezinj që nuk kanë blerë biletat për në tribunën ku do të jenë shqiptarët, ndërsa dy federatat janë duke kontaktuar për zgjidhjen e kësaj çështjeje, sepse edhe vetë tifozët kuqezi e kanë quajtur diskrimin dhe dhunim të të drejtave të njeriut.
Në stadium do të jenë, sipas danezëve, vetëm 2150 tifozë shqiptarë, të cilët kanë marrë biletat për në tribunën përkatëse, të tjerët nuk do të lejohen të hynë në stadium.
Kërkohet që tifozët të jenë me bileta të personalizuara, siç edhe është bërë më 2013-ën në ndeshjen Kopenhagen-Galatasaray, çka është diskrimin për shqiptarët, ndërsa pritet që masat policore të danezëve të jenë shumë të forta e të ashpra.