Nisja e paralajmëruar e operacionit ndaj informalitetit të bizneseve ditën e sotme ka bërë që shumë dyqane në Tiranë sot të jenë të mbyllura.
Në rrjetet sociale janë publikuar fotografi nga rruga “Myslym Shyri”, ku shihet se një pjesë e mirë e dyqaneve në këtë rrugë të rëndësishme janë mbyllur.
Siç duket paralajmërimi i bërë nga qeveria për të inspektuar dhe ndëshkuar të gjithë bizneset informale, ka bërë që këto dyqane të mos hapen ditën e sotme.
Kjo u theksua edhe nga kryeministri Rama sot në konferencë për shtyp, ku tha se shumë biznese informale operojnë tek “Myslym Shyri”.