Të paktën 19 të arrestuar, 14 në Shqipëri dhe 5 jashtë saj është bilanci e parë i operacionit të gjërë antidrogë të nisur Krimet e Rënda.
Por ndërsa minutat kalojnë, mësohet se grupi i goditur ka lidhje me të ashtëquajturin “Escobari shqiptar”, Met Kananin, i cilit u kap 1.1 ton kanabis në Turqi, pak muaj më parë, siç mëson “BalkanWeb”.
Grupi i tij me sa duket i kishte rrënjët në zona si Tepelena, Maliqi, Gjirokasrtra e Tepelena aty ku edhe është përqëndruar aksioni i Krimeve të Rënda.
Pak kohë më parë, më 2 prill 2018 një grup i policisë shqiptare ka udhëtuar drejt Stambollit në lidhje me çështjen, hetime që u finalizuan sot.