Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar që të mos mbyllet çështja ndaj kryeministrit Edi Rama, që në prag të votimeve vitin e shkuar, u bëri thirrje policëve që të marrin pjesë në fushatë.
Pasi prokuroria mbylli hetimet, LSI u ankua në Gjykatën e Lartë.
Kjo e fundit ia ka kaluar çështjen Gjykatës së Beratit.
Kjo pasi deklarimet e kryeministrit u bënë në Kuçovë.
Më datë 16 maj do të zhvillohet gjyqi për kërkesën e LSI për rinisjen e hetimeve ndaj Ramës./a.m.