Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me historinë e një mjeke që ka lënë Tiranën për Korçën.
Në mungesë të mjekëve të specializuar në rrethe, ndikuar kjo edhe me largimet e shumta jashtë vendit, qeveria vendosi një bonus prej 2.5 milionë lekë të vjetra në muaj për këdo mjek që do të kthehej dhe të punonte në spitalet rajonale.
Mirëmëngjes, dhe me shembullin e Dr. Enkeledës, një nga shumë mjekët e rinj specialistë që falë bonusit financiar të miratuar nga qeveria, në vend të kryeqytetit kanë zgjedhur të punojnë në spitalet rajonale të vendit, ju uroj një ditë të mbarë 🌹
Punësimi i 300 mjekëve të rinj specialistë deri vitin tjetër në mbarë vendin, do të sjellë një rritje të ndjeshme të numrit dhe cilësisë së shërbimeve të specializuara që ofrohen për qytetarët në të gjitha spitalet tona./a.ç