Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme, duke dhënë një mesazh sa i takon mbajtjes pastër të ambientit.
Ai ka publikuar një video, në të cilën shihet ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, ai i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe zv.Kryeministrja Senida Mesi.
Tre pjesëtarët e kabinetit qeveritar shihen duke pastruar plehrat në grykëderdhjen e Bunës.
“Me këto pamje të operacionit për pastrimin e mali plehrash të shtrirë gjerë e gjatë plazhit të Velipojës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Video që gjeni më poshtë mbyllet me fjalët, “Patriotët nuk e bëjnë pis atdheun”.
/a.m.