James Rodriguez ka zbuluar se po ndihet shumë mirë te Bayern Munichu dhe shpreson që të transferohet aty përfundimisht dhe të mos mbetet më lojtar i huazuar.
Kolumbiani kaloi te Bayerni në formë huazimi për dy vjet nga Real Madridi dhe mund të zgjasë qëndrimin në Gjermani, nëse klubi paguan 40 milionë funte për të.
James, ka shënuar 11 gola në Bundesligë në sezonin e parë, dhe nuk synon që të kthehet më në klubin që posedon kartonin e tij.
“Jam duke ia dalë mirë. Është ligë e mirë këtu në Gjermani, stadiumet janë plot. Kam ardhur me perceptim tjetër, jam mirë, shpresoj të qëndroj. Ndihem shumë mirë”, ka thënë ai, përgatiti Koha. (b.an)