Bashkë me muajin Maj u rikthyen edhe reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit. Por ndërsa pritet që i gjithë muaji të karakterizohet nga vranësira dhe kthjellime, Instituti i Gjeshkencave sjell një parashikim më të detajuar, edhe për ditën e nesërme.
Ashtu si sot edhe nesër (E martë) priten reshje në të gjithë territorin. Në qarqet Elbasan, Fier, Berat, Korçë, dhe Gjirokastër priten reshje mesatare, por lokalisht deri intensive, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, por lokalisht deri mesatare.
Në shumicën e qarqeve reshjet do të jenë të shoqëruara edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 16 / 20 °C në vendet e ulëta: 14 / 20 °C në vendet malore: 11 / 17 °C
ERA
Sot pasdite (e hënë, dt.07) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe vendet malore ndërsa nesër (e martë, dt.08) pritet të fryjë e lehtë.
ma.me