1840 –Lindi kompozitori rus Peter Iliç Çaikovski, veprat e të cilit janë frymëzuar nga muzika popullore dhe motive nga përralla dhe historia ruse. Veprat e tij më të njohura janë simfonitë e programuara, koncert për piano dhe orkestër, si dhe opera “Eugene Onegin”, sipas veprës së Pushkinit.
1833- Lindi kompozitori dhe pianisti gjerman Johannes Brahms. Katër simfonitë e tij dhe dy koncerte piano u bënë standardet e repertorit klasik.
1901-Lindi aktori i njohur i filmit amerikan Gary Cooper, fitues i çmimeve Oskar për filmat “Rreshteri Yorke” dhe “Mu në mesditë”. (b.an)