Arkivave të Raguzës i është kthyer historiani i njohur Jahja Drançolli, Dubrovnikut të sotëm për të gjetur se si është quajtur Kosova në mesjetë.“Postim me motiv: Duke nxjerrë Kosovën nga dokumente të vitit 1405!
Kosovën e sotme gjatë shekujve e kemi ndeshur me emra të ndryshëm.
Për herë të parë me emrin e sotëm do ta ndeshim në dokumente raguzane të vitit 1405:
“Boschi di Chosoua”!”, ka shkruar Drançolli me foto nga Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut, ku ka qenë në tetor të këtij viti, bashkë me kolegun e tij Ruzhdi Panxha, përgatiti Koha. (b.an)