Nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha në lidhje me sherrin te Varrezat e Dëshmorëve mes mbështetësve të PD dhe nostalgjikëve të Enver Hoxhës u shpreh se përplasja e orareve të PD me ithtarët e Enver Hoxhës ishte një provokim i pastër i Ramës për të tërhequr vëmendjen nga Saimir Tahiri!!
“Ithtarët e Enverit u futën në të njëjtën orë me homazhet që do të mbante PD. Ata që reaguan janë ish të përndjekur, që ju kanë vrarë prindërit, të afërmit, ju kanë marrë pronat, të cilat dhe sot nuk ju janë kthyer”, u shpreh nënkryetari i FRPD në Report Tv.
“Ithtarët e Enverit edhe pushkë të kishin pasur do të kishin qëlluar. Ai ishte një provokim i pastër nga Edi Rama për të tërhequr vëmendjen nga Saimir Tahiri. Ishte një përgjigje dinjitoze, pasi ata nuk lënduan askush por tentuan të hiqnin pankartat”, tha Lisandër Hoxha, nënkryetar i FRPD
Gjithashtu Hoxha u shpreh se simpatizantë të PD i kishin thënë se mes ithtarëve të Enverit ishte edhe babai i taulant Ballës.
“Simpatizantë të PD më thanë që kanë parë mes nostalgjikëve të diktaturës edhe të atin e Taulant Ballës, por unë nuk e njoh. Nëse kjo është e vërtetë do të ishte diçka e tmerrshme”, u shpreh Hoxha.
ma.me