Ish-shefi i Antidrogës në Fier, Drtan Zagani shprehet i gatshëm për të bashkëpunuar me autoritetet shqiptare në ndihmë të drejtësisë, dhe zbardhjes së çështjes “Tahiri”. Në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”, Zagani thotë se deri më tani nuk ka marrë asnjë kërkesë apo ftesë për të dëshmuar në Komisionin hetimor për çështjen “Tahiri”.
“Saimit Tahiri ka marrë garancinë e paprekshmërisë Prova ishte 6 muajt e heshtjes. Po zbatohet me përpikmëri kodi i mafias italiane ”, është shprehur ai ndër të tjera. Ai thotë se është i gatshëm që të dëshmojë si në komision, ashtu edhe në Prokurori, nëse do t’i kërkohet.
Pjese nga intervista:
Besoj se jeni në dijeni të një komisioni hetimor që është ngritur për çështjen “Tahiri”. A keni marrë ndonjë kërkesë për të bashkëpunuar?
Nuk kam marrë asnjë lloj thirrje apo ftese. Unë kam të paktën tre vite që jam jashtë vendit, dhe të vetmin kontakt me institucionet e Shqipërisë, e kam patur vetëm nëpërmjet institucioneve të vendit ku ndodhem për çështje dokumentesh.
Nëse do kërkonte diçka komisioni hetimor, a do të dëshmonit?
Pa më të voglin dyshim. Jo i gatshëm, po super i gatshëm për çdo lloj bashkëpunim me ligjin dhe shtetin tim.
Tahiri është lënë nën hetim kryesisht për shkak të hetimeve italiane dhe jo ato shqiptare. Si e mendoni ju?
Unë e quaj zhdrejtësi, dhe jo drejtësi. Të jeni të sigurtë se po të kishte drejtësi nuk do të kishte pse të diskutohej fare sot hetimi i drjetë apo jo. Të gjithë ishin në dijeni, por asnjëri nuk guxonte të vinte pikat mbi i. Tentonte dikush, por ndërhynte propaganda. Dhe më pas mu desh ta bëja këtë betejën, që për mua u kthye në personale.
Ju thatë se do bashkëpunimi me komisionin hetimor nëse do ju kërkohej, por nëse ju kërkon prokuroria për të qenë dëshmitar?
Unë nuk jam pjesë e politikë, e urrej politikën dhe nuk dua të merrem me të. Por unë dua të përgjigjem për vendin tim.
ma.me