Investimi i radhës i Bashkisë së Tiranës ka qenë në rrugën “Musa Maçi”. Specialistët nxorën nga përdorimi tubacionet e vjetëruara duke ofruar siguri maksimale të menaxhimit të ujërave të përdorura dhe po i zëvendësojnë ato me rrjetin e ri të kanalizimeve në këtë rrugë.
Me shtirjen e rrjetit të ri të kanalizimeve, radha do të jetë asfaltimi, ndërkohë që rruga do të pajiset edhe me ndriçim dhe me gjithë sinjalistikën e nevojshme horizontale dhe vertikale.
Gjatë analizës vjetore të drejtorive të punëve të qytetit pak ditë më parë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklearoi se Tirana ka hyrë tashmë në stinën e investimeve. Ai dha lajmin e mirë të ndërtimit të disa rrugëve të reja në kryeqytet mes të cilave edhe të portave hyrëse në kryeqytet sikurse është rruga e Kombinatit, rehabilitimi i lagjeve në Astir, Kashar, Yzberisht, Yrshek, zona e Freskut etj. /ma.me