Bashkëshortja e Kasapit të Ballkanit, Slobodan Milosheviçit – Mira, ka dhënë një intervistë të rrallë për median ruse, ku jeton dhe vepron tash e disa vjet.
Ajo mes tjerash ka folur edhe për pavarësinë e Kosovës, duke hedhur akuza ndaj ndërkombëtarëve si dhe duke e cilësuar shtetin tonë si të formuar mbi dhunë.
“Raporti i Dick Marty-t ka injoruar të gjitha frikërat e UÇK-së. Si e interpretoni faktin që Perëndimi hesht në gjithë këtë dhe se askush nuk mban përgjegjësi për krimet?” – deklaroi ajo.
“Ky ‘shtet’ i Kosovës është krijuar brenda natës dhe jashtë Kosovës. Sikur të ishte krijuar gjatë ditës dhe nga përfaqësues më të mirë të popullit shqiptar, nuk do t’i kishte themelet mbi dhunë”.
“Nëse interesat e shqiptarëve u përfaqësuan nga njerëz më të mirë – të arsimuar dhe të emancipuar, ndoshta për realizimin tyre nuk do t’i duhej edhe një shtet tjetër shqiptar, por këto interesa do t’i gjenin në jetën e përbashkët me ata që jetonin më parë”.
“Por, pasi ‘shtetin’ e formuan jashtë Kosovës, jo-shqiptarët, ata i përdorën shqiptarët e duhur për këtë qëllim në Kosovë. Ata më të mirët nuk i kishin në dispozicion të tyre, prandaj punët ‘shtetërore’ të bashkëpunëtorëve të tyre detyrohen të mos i reklamojnë”, ka deklaruar Mira. /b.d