Një histori prekëse raportohet nga Policia e Tiranës që ka për protagoniste një nënë të re 23-vjeçare.
Shtetasja me inicialet B.M., banuese në zonën e Shkozës në Tiranë është larguar në drejtim të paditur duke braktisur dy fëmijët e saj të mitur dy dhe një vjeç.
E reja jetonte te banesat sociale ndërkohë prej dy ditësh nuk ka asnjë të dhënë për vendodhjen e të resë.
Policia ka referuar dosjen hetimore në prokurori ndaj saj ndërkohë vijon kërkimet për gjetjen e 23-vjeçares.
a.ç