Një fatorino në Kamzë ka rënë në prangat e policisë, pasi rezultoi se kishte vjedhur kompaninë ku punonte.
Mësohet se faturino, kishte vjedhur lekët e xhiros ditore dhe 2 abone, materiale që ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale
“Më datë 29.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 43, banues në Kamzë, faturino autobuzi, pasi ka vjedhur xhiron ditore dhe disa abone. Me cilësinë e provës ju bllokuan 2 abone të përgjithshme. Neni 135 i Kodit Penal”. Thuhet në njoftimin e policisë.
a.ç