Deputeti socialist, Pjerin Ndreu, ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Arben Ristani.
Ndreu shkruan në ‘Facebook’ se Basha nuk di tabelën e shumëzimit, ndërsa Ristani nuk orientohet dot se kur vjen muaji maj. Sipas tij, numri 2 i PD është tapë dhe nuk e di që nesër fillon muaji maj.
“Ristani pyetet te Neës 24 per deklaraten e Bashes per skandalet e qeverise qe do u zbulokan ne Maj. Maji eshte larg thote, ndoshta me shpejt ! Sot eshte data 30 Prill, neser eshte 1 Maj ! Kaq tape eshte ky sa nuk e di se neser fillon muaji Maj ?! Hahaha….Ky pra eshte numri 2 i PD ! Imagjino ai Luli nuk di tabelen e shumezimit, ky nuk orjentohet dot se ka diku 7 ore me ardhe Maji !. Pas kuvendit, PD paska dale shume e forcuar….haha!”,
a.ç