Vrasjet
Emrat e vellezeve Hasanbelliu jane shume te njohur per drejtesine dhe policine, po te sjellim ne kujtese ngjarjen e rende, cilesuar si “masakra e Sanatoriumit” ne 19 gusht te vitit 2000.
Nderkohe ata gjykohen për vrasjen e Julian Çelës dhe plagosjen e Kasandër Nogën, në Anvers të Belgjikës, në 2002, si dhe hetohen nga drejtësia italiane të gjykohen dhe për trafik droge dhe Organizatë Kriminale, ndihmë dhe nxitje prostitucioni.
Dy vëllezërit të njohur dhe me emrat Gentian dhe Erion po gjykohen në Shqipëri për vrasjen e personave që njihen në botën e krimit si autorë të masakrës së Sanatoriumit në Tiranë, të ndodhur më 19 gusht 2000.
Trafik droge e prostitucion
Me 25 korrik 2015 nga policia e Elbasanit ekzekutohet nje urdher ndalimi ndaj vellezerve, me akuzen e trafikut te droges dhe prostitucionit. “Këta shtetas, u ndaluan nga efektivat e policisë, pasi Gjykata e Milanos Itali, ka lëshuar Urdhër Arresti për veprat penale; “Trafik droge”, “Organizatë Kriminale, ndihmë dhe nxitje prostitucioni”, parashikuar nga nenet 3,4, 416 të Ligjit 75/58, si dhe nenet 73,80 të Ligjit 309/90 të Kodit Penal Italian”.
Masakra e Sanatoriumit
Më 19 gusht të vitit 2000 Kasandër Noga hyri në senatorium i shoqëruar edhe nga Julian Çela dhe pasi kanë shkelmuar dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini, shoku i Geronit, u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Vrasja ndodhi për motive hakmarrjeje, pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës.
Hakmarrja në Belgjikë
Vëllezërit Hasanbelli, u vunë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë, më 17 mars të vitit 2002, Geroni së bashku me Erion Hasanbelliun tentojnë të hakmerren. Në Antverp të Belgjikës, Erion dhe Geron Hasabelliu ekzekutojnë Julian Celën dhe plagosin rëndë Kasandër Nogën.
Arratisja në Itali
Pas ngjarjes në Belgjikë Geroni arriti të arratisej dhe u strehua në Itali, ku u arrestua në vitin 2009 dhe u ekstradua në Shqipëri. Kurse Kasandër Noga, autori i masakrës së senatoriumit u arrestua nga policia belge gjate vitit 2003 dhe në 2005 u ekstradua në Shqipëri, pasi mbi të rëndonte një dënim me burgim të përjetshëm.
Kerkesa ne Fier
Autoritetet belge sjellin dosjen e vrasjes në Anvers në Shqipëri. Në shtator të vitit 2008, Gjykata e Fierit vendos në mungesë masën e sigurimit “arrest me burg” për Geronin dhe vëllain e tij. Në këtë mënyrë, ai shpallet në kërkim dhe ekstradohet nga Italia më 17 qershor të vitit 2009.
Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit me vendimin e datës 7 shtator 2009, e shpall të pafajshëm Geronin dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm, duke dënuar vetëm të vëllanë Erionin me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.
Çështja shkoi në Apelin e Vlorës e cila rrëzoi këtë vendim dhe e dënoi Geronin në përfundim me e 14 vite burg. Në zbatim të këtij vendimi policia e Tiranës arrestoi mbrëmjen e 13 qershorit 2013 Geron Hasanbelli në rrugën e “Barrikadave”.
Ndërkohë që më 21 tetor 2013 nga Belgjika ekstradohet vëllai i tij Erion (Mikel) Hasanbelli, atëherë 35 vjeç, nga Fieri. panorama
ma.me