SHBA – Viti 2018 është një ndër më të suksesshmit në karrierën e Dua Lipës. Në janar të këtij viti ajo u nominua në 5 kategori në ‘Brit Aëards’, duke u kthyer në femrën e parë që ka marrë kaq shumë nominime.
Madje ajo fitoi dhe dy çmime mjaft të rëndësishme ‘Këngëtarja më e mirë britanike’ dhe ‘Këngëtarja më e mirë e re’. Pas këtyre çmimeve vëmendja ndaj këngëtares me origjinë shqiptare u shtua dhe më tepër.
Në 6 prill ajo hodhi në treg këngën ‘One Kiss’ bashkëpunim me Calvin Harris e cila ka arritur mbi 40 milionë klikime në Youtube. Ky album është përlyer shumë sepse janë shitur 2 milionë kopje të tij.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me origjinë shqiptare me anë të një postimi në Instagram. “2 milionë albume në të gjithë botën. I dua që të gjithë fansat dhe ekipin tim”- shkruan Dua Lipa. (Bw)