Liderët kryesorë të Europës, Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelaria gjermane, Angela Merkel, vizituan të ndarë Uashingtonin, gjatë javës së lamë pas, duke tentuar më të mirën e tyre, por duket se kjo nuk funksionoi.
Macron dhe Merkel, megjithëse udhëtuan në ditë të ndryshme, duke u takuar me Presidentin Donald Trump në takime të ndryshme, patën një qëllim: bindjen e Donald Trumpit që të qëndrojë pjesë e marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe që të tolerojë Bashkimin Evropian nga tarifat amerikane për çelikun dhe aluminin.
Macron përfundoi vizitën 3 ditore në SHBA duke improvizuar një iniciativë të re për Iranin, ndërsa Merkel iku nga Shtëpia e Bardhë duke thënë se vendimi për të ndaluar luftën tregtare nuk është më në duart e saj.
Ishte parashikuar se as raporti personal i Macron me Trump dhe as qasja prej biznesmeneje e Merkel nuk do ta bënin Trump të ndryshonte qëndrim.
Në fund të fundit, pozicioni i tij për Iranin dhe tregtinë janë popullorë në bazën e tij politike.
Por dështimi i kombinuar i presidentit francez dhe kancelares gjermane nënvizuan se pak ndikim kanë ata tek Trump.
E pyetur nga gazetarët, Merkel s’mundi të ishte më e qartë për ndryshimin që po pëson raporti i ngushtë me SHBA.
“Gjermania dhe Evropa do të marrin fatin e tyre në duart e tyre, pasi nuk jemi më në epokën e luftës së ftohtë”, deklaroi kancelarja gjermane.