Një vit nga zgjedhjet lokale të 2019, PS ka ndezur motorët për zgjedhjet duke filluar nga kandidatët me të cilët do të prezantohet.
Një pjesë e kryebashkiakëve pritet që të rikandidojnë, por më parë duhet ti përgjigjen një formulari nga qendra që analizon punën në drejtimin e tyre. Mes 28 pyetjeve, nga taksat, tatimet, vendet e reja të punës dhe investimet është edhe një për numrin e pemëve që kanë mbjellë bashkitë për vitin 2016-17.
PS ka vendosur të ngrejë një grup pune për vlerësimin e performancës së kryetarëve të saj në bashki. Grupi drejtohet nga Ilir Beqaj, me anëtarë Englantina Gjermeni, Arben Ahmetaj dhe Evis Kushi. Në nisje të Asamblesë së PS, u bë e ditur se pyetësorëve ju janë përgjigjur vetëm 26 kryetarë, ndërsa 7 jo. Ky grup do të vijojë punën deri më 30 qershor, kur do të bëhet analiza finale dhe do të vendoset nëse do të rikandidohen apo jo kryebashkiakët socialistë për zgjedhjet e vitit 2019.
Shqiptarja.com/a.m.