Rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme është mbledhur grupi parlamentar i PD, i cili vijon ende. Gjatë mbledhjes është vendosur që deputetët e PD të mos marrin pjesë ne komisionet parlamentare të parashikuara për ketë javë.
Këtë javë nuk do ketë as seancë të Kuvendit, ndërsa burime nga takimi bëjnë me dije se Basha ka kërkuar nga deputetët këtë javë të vazhdojë mobilizimin qytetar për problematikat në bashki dhe denoncimi i korrupsionit të qeverisë. Burime nga takimi bëjnë me dije se ish kryeministri Sali Berisha ka thënë se kryeministri Edi Rama duhet rrëzuar si Enver Hoxha.
“Kemi arsye të protestojmë për te burgosurit politik te Kukësit dhe të mbajmë në lart sensin e protestës dhe të mbajmë të gjalle në gjirin tonë këtë diskutim dhe debat ne çdo fshat e lagje”- ka thënë ish kryeministri Sali Berisha. BW
ma.me