Kryeministri belg Charles Michel ndodhet në Shqipëri në një vizitë pune, ndërsa të martën do të udhëtojë drejt Serbisë.
Agjenda e kryeministrit belg përfshin takime me presidentët dhe kryeministrat e të dy vendeve. Vizita vjen në një kohë kur, sipas tij, Evropa ballafaqohet me zgjedhje të rëndësishme, ku marrëdhëniet me Ballkanin kërkojnë gjithashtu zgjidhje.
“Të dy vendet përballen me një sërë sfidash, duke përfshirë sundimin e ligjit, sigurinë dhe stabilitetin gjeopolitik. Përveç situatës në kufirin lindor të Evropës dhe situatën në Evropën Jugore, Ballkani Perëndimor është një problem i madh në marrëdhëniet me Rusinë, e cila dëshiron të zgjerojë ndikimin e saj në rajon”, ka thënë ai para nisjes së udhëtimit.
Pranimi në BE
Sipas kryeministrit Michel, natyra e marrëdhënieve midis Evropës dhe vendeve të Ballkanit është me rëndësi strategjike. Në lidhje me këtë, Komisioni Europian i propozoi shteteve Anëtare këtë javë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Në këtë mënyrë, bordi ekzekutiv i BE-së dëshiron të shprehë vlerësimin e saj për përpjekjet që të dy vendet kanë bërë tashmë, megjithëse hapa të mëdhenj ende duhet të merren para se të bëhet e mundur hyrja në BE.
a.ç