Një shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.
Siç shkruajnë mediat e vendit fqinj, bëhet fjalë për 44-vjeçarin Zamir Dajçaj, i cili prej vitesh ishte në kërkim.
Arrestimi i tij është bërë në Messina. Për arrestimin e tij, policia tha se ishte lëshuar një urdhër arresti nga Gjykata e Apelit në Rexhio Kalabria, pasi ishte pjese e nje ‘organizatë mafioze’.
Dajçaj mësohet se ishte pjesë e një organizate kriminale mafioze të njohur me emrin ‘mazzaroti’, që operonin në zonën e Barcellona Pozzo di Gotto dhe rrethinat, qe merrej me trafik droge.
Zamir Dajçaj ishte në kërkim që prej vitit 2014.
a.ç