OSHEE apelon per kujdes. Për shkak të zjarrit të rënë në fabrikën e riciklimit të mbetjeve në Kashar e gjithë zona është pa energji elektrike.
OSHEE në një njoftim për mediat bën me dije se është djegur një pjesë e linjës që furnizon Unazën e Re.
Njoftimi i OSHEE
Per shkak te renies se zjarrit te fabrika e riciklimit, eshte djegur nje pjese e linjes qe furnizon Unazen e Re dhe Mezesin. Grupet e punes se OSHEE ndodhen ne terren per masat e ruajtjes se sigurise. Raportohet per nje kabine te djegur plotesisht si dhe kemi stakuar dy fidera 105 dhe F13 per mase sigurie.