Prokurorja e Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani ka qenë mjaft e revoltuar në përfundim të seancës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e shkarkoi nga detyra duke e nxjerrë nga sistemi i drejtësisë.
Në dalje, për të qetësuar situatën, njëri nga gazetarët i kujton se ka edhe fazën e apelimit, por prokurorja i hakërrehet duke iu kthyer egër.
“Ti do më tregosh apelimin. Ti do ma tregosh eee? 25 vite të gjitha i kam bërë apelime dhe rekurse. Do më tregosh apelimin“, iu kthye e revoltuar Nikëhasani
a.ç