Dy të rinj në Korçë kanë mbetur të plagosur pasi teksa po udhëtonin me një motor janë përplasur me murin rrethues të një banese.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur 21-vjeçari me iniciale M.D., dhe 18-vjeçari me iniciale R.S., të cilët mësohet se janë në gjende të rëndë në spitalin e Korçës.
“Më datë 20.04.2018, jemi njoftuar se në fshatin Orman, shtetasi M.D, rreth 21 vjeç dhe shtetasi R.S, rreth 18 vjeç, duke lëvizur me një mjet tip motor, janë përplasur me murin rrethues të një banese,”-raporton policia.
Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./a.m.