Sërish ish-ministri i Brendshëm ka përdorur një gjuhë të ashpër, duke iu referuar togfjalëshit të sotëm “bir k**ve”.
“Jam i bindur që sado ta interpretoni ju, këtë që thashë unë sot, e thonë njerëzit më shumë. Ka mbi 30 vite që bir nënash vuajnë nga qeverisja e bij kurvave”.
Sa i përket hetimit ndaj tij për përfshirje të dyshuar në trafikun ndërkombëtar të drogës, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri theksoi se gjatë 4 viteve të punës së tij, kultivimi i kanabisit ka qenë më i ulët krahasuar me një vit të Qeverisjes Berisha.
“Në 4 vjet kam bërë maksimumin tim me shpirt, edhe mund të kem Gabuar. Mos i jepni rrugë mediokritetit duke dalë atje dhe duke thënë çdo lloj gjëje. Kryeministri dhe ministri i Brendshëm sot mund ta konsiderojnë si të duan. Katër vite kur kam qenë unë në detyrë, kultivim hashashi ka qenë më pak se 1 vit i Berishës. Mua nuk më intereson askush dhe asgjë përveç të vërtetës. Shpresoj të vijë dita të mbyllet dhe të dalë e vërteta ime. Unë kam heshtur dhe i kam lënë rrugë drejtësisë”, tha ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë një lidhje telefonike në emisionin “Opinion” në Tv Klan.
a.ç