Një 37 vjeçar nga Kosova është ekstraduar nga Interpol Tirana, nga Hungaria drejt vendit tonë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar nga gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 13 vite burg për veprat penale “Mashtrim i kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.
Valon Kyçyku është dënuar në vitin 2013 për mashtrim të qindra personave duke ju premtuar sukses në biznes. Ai ju merrte rreth 2000 mijë euro për ti antarësuar në një shoqëri të krijuar prej tij dhe bashkëpunëtorit të tij.
Sipas gjykatës, ata kanë krijuar dhe vënë në funksion një strukturë të organizuar në pozicione të vendosura në formë piramide, në të cilën kanë tërhequr një numër të konsiderueshëm personash të dëmtuar duke përvetësuar 532 163 euro. Shoqëria nuk ishte ligjëruar dhe regjistruar në organet tatimore shqiptare, por veprimtaria e tyre është realizuar në emër të dy shoqërive të regjistruara në Shkup dhe Maqedoni.
Në momentin e anëtarësimit, subjektet e dëmtuara kanë paguar secili shumën 2290 euro, për të cilën pranonin që nuk do t’u kthehej më. Njëkohësisht në mënyra të ndryshme atij i krijohej besimi që në rastin e anëtarësimit do të kishte mundësi të fitonte para dhe të ishte i suksesshëm.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Budapest u bë i mundur arrestimi i tij në Hungari duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
a.ç