Teksa LSI braktisi Kuvendin për shkak të prezencës së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, disa prej figurave kryesore të saj duket se nuk janë në të njëjtën linjë me vendimin e kryetares së partisë.
Pas deputetit Robert Bitri, i cili zgjodhi të qëndronte në sallë edhe pasi kolegët e tij të opozitës zgjodhën të largohen, fotografi Agim Rama ka fokusuar një tjetër moment ku ish ministri i Mjedisit nga radhët e LSI-së Lefter Koka ka shkëmbyer një përshëndetje miqësore me Tahirin.
Këto dy momente tregojnë një mosdakortësi të brendshme të kësaj force politike ku nganjëra anë e sulmojnë dhe nga ana tjetër e përqafojnë./a.m.