Sipas Bankës Botërore, tarifa në Rrugën e Kombit është vendosur në përputhje me mesataren e rajonit.
“Sipas studimieve përkatëse është analizuar me shumë kujdes edhe niveli i taksës, i pagesës së rrugës. Këto janë në përputhje me mesataret e rajonit dhe këshillimi është bërë që kjo taksë e rrugës të mblidhet në një pikë të vetme të rrugës”, deklaroi Maryam Salim
Përfaqësuesja e BB në Shqipëri, Maryam Salim kërkoi që të identifikohen përdoruesit e rregullt dhe të krijohen lehtësira për ta.
Ai shtoi se tarifa është e domosdoshme për mirëmbajtjen e rrugës
“Pjesë e strukturës së projektit ka qenë edhe skema e përdoruesve të rregullt me një pagesë më të ulët. Unë jam në dijeni se ka ende disa diskutime dhe Kryeministri është shprehur se po shikojnë se cilat mund të jenë këto pagesa më të ulta për popullsinë e zonës. Në përgjithësi si në çdo vend pagesat janë të nevojshme për të mirëmbajtur apo për të ndërtuar rrugë.
Duhet mbajtur parasysh se çfarë masash merren për popullsinë lokale sigurisht”, deklaroi përfaqësuesja e BB.
a.ç