Dy 17-vjeçare janë proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës për kallëzim të rremë. Adoleshentet me iniciale D.N. dhe A.M. deklaruan në komisariat se persona të paidentifikuar i kanë vjedhur sendet e tyre.
Për ta bërë të besueshme dëshminë, ato kishin dëmtuar veten në pjesë të ndryshme të trupit duke pretenduar se ishin dhunuar nga “autorët”. Për pasojë, 17-vjeçarja me iniciale A.M. është shtruar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 23:50 në rrugën “Tefta Tashko” në kryeqytet. Dy 17-vjeçaret janë proceduar për kallëzim të rremë në gjendje të lirë.
a.ç