Biznesin e saj me kozmetikë, këngëtarja Rihanna ka vendosur ta zgjerojë edhe në Arabinë Saudite. Vec sukseseve në muzikë, Rihanna është e suksesshme edhe në biznes.
Pasi biznesi i saj, përkatësisht brendi i kozmetikes “Fenty Beauty” po vazhdon të ketë sukses në kryeqytetin botëror të modës, Milano, përcjell albinfo.ch.
Në shtator të 2017-s, “Fenty Beauty” u bë e disponueshme në vendet arabe si Katari, Bahreini dhe Kuvajti. Arabia Saudite do t’i bashkohet kësaj liste më 19 prill. Deri në prill të 2017-s, Rihanna kishte pasuri në vlerë prej 230 milionë dollarësh. (b.an)