Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë për protestat që u zhvilluan kundër taksës për Rrugën e Kombit.
Kreu i qeverisë shigjetoi deputetin e PD-së në qarkun e Kukësit, Flamur Nokën, që sipas tij provokon sherre.
“Ku shkon Flamur Noka ka një sherr, ka një zjarr”, tha Rama
“Kur ti thërret një protestë me Flamur Ndokën, është një protestë….është qytetar i Shqipërisë që njihet për karburantin eksploziv në xhep. Dhe ku shkon Flamur Ndoka mund të ketë një sherr. Kuksianët e dinë mirë se ça them unë”, tha Rama.
a.ç