Kryeministri Edi Rama, të enjten, në studion e emisionit Opinion është shprehur se Rruga e Kombit është e rrezikuar, ndërsa kërkohet një ndërhyrje urgjente për të mos rrezikuar jetën e banorëve.
Rama tha se Rruga e Kombit është e kërcënuar dhe ajo po bie, duke theksuar se ka ngjarje që mediat kanë transmetuar ku një njësi shërbimi u përpi nga dheu.
Ai tregoi se me kushtet aktuale të rrugës, jeta e kalimtarëve është e kërcënuar.
“Rruga e Kombit po bie, rruga e kombit është e kërcënuar. Ka ngjarje që ju i keni transmetuar, ku një njësi shërbimi u përpi nga dheu. Ajo ka 37 vatra të rrezikshme. Ajo është bërë pa një studim gjeologjik.
Ajo paguhet çdo vit për borxhet e të shkuarës prej 120 milion dollarë. Unë jam njeriu më i painteresuar për të vendosur taksa. Pse duhet realizuar kjo gjë. Unë mos t’i hyj këtij telashi dhe të rri në karrige dhe pas ca vitesh këta njerëz vrafshin veten. Ne duam që Rrugën e Kombit ta shpëtojmë, apo tua lëmë faturën po këture. Kur rruga e kombit të prishet dhe të mos jetë e kaluashme dhe të kërkohen shpënzime të papërballueshme, ku ata pastaj ti bien shtigjeve të dhive.
Këtu jemi përballë një zgjedhje të qartë, ose të bëjmë si kur nuk e shohim ose të bëjmë si kanë bërë të tjerët. Por do ta shpëtojmë apo jo”,- tha Rama.
a.ç