Kryeministri Edi Rama deklaroi edhe një hërë se ka përgjegjësi morale ndaj kuksianëve, duke pranuar se duhej hartuar një strategji tjetër komunikimi.
Shefi i qeverisë tha se ka nisur monitorimi për përdoruesit e shpeshtë të rrugës, të cilët më pas duhet të pajisen me obone.
“Nuk ka qenë kurrë qëllimi që banorët e kukësit të paguajnë gjithmonë 5 euro”, tha kryeministri.
Rama tha se tarifa do përcaktohet nga llogaritë, fjala ‘fare’ nuk ekziston, shtoi ai, shkruan javanews
“Kemi përgjegjësi morale ndaj kuksianëve. Duhej ndërtuar një strategji e ndryshime komunikimi. Ka pasur shumë manipulim për të nxitur zjarrin, kjo edhe për shkak të një boshlleku të lënë nga ne. Kemi parashikuar abone për përdoruesit e shpeshtë të rrugës. Bëhët fjalë për banorët e Kukësit. Ata do të përfitojnë. Kontrata është hartuar me ekspertizë ndërkombëtare. 6 muaj janë domosdoshmëri për të evidentuar përdoruesit e shpeshtë. Ata që lëvizin me autobus dhe furgon, për 6 muaj deri sa të evidentohen përdoruesit e shpeshtë, do kompensohen”, tha Rama
Rama tha se ajo rrugë kërkon investime dhe mirëmbajtje dhe s’duhet të vendosë tarifë, megjithëse është njeriu i fundit i interesuar për një gjë të tillë që shkakton pakënaqësi në popull.
Kryeministri u shpreh se rruga është e kërcënuar nga rrëshqitjet e dherave dhe janë evidentuar 37 vatra rreziku
“Rruga e Kombit është e kërcënuar nga një rrënim i pakthyeshëm. Ajo po bie, ka rrëshqitje tokë. U përpi një biznës i tërë, e dimë të gjithë. Rruga e Kombit ka 37 vatra rreziku që mund të ketë rrëshqitje dheu.Unë jam Kryeministri i vendit, jam njeriu më i painteresuar që të vë taksa, tarifa, dhe detyrime, sepse të gjitha këto sjellin pakënaqësi. Zgjidhja është shumë e thjeshtë, ose unë mbyll sytë dhe nuk i hyj këtij telashi, rri e shikoj rehatin tim në karrige. Nuk hyj në asnjë lloj konflikti me këta njerëz që kanë absolutisht të drejtën e tyre të ndihen të pakënaqur me këtë masë dhe e lë këtë punë që pas disa vitesh vrafshin veten, siç e lënë ata të tjerët më parapara, ku me vrafshin veten na lanë gropa që jemi përpjekur dhe po përpiqemi t’i mbushim. Duam ne që ta shpëtojmë Rrugën e Kombit, apo tua lëmë faturën po këtyre të mjerëve që 8-10 vjet më vonë do ta paguajnë me fatura shumë më të kripura”, deklaroi Rama
Javanews.al/a.ç