Një shqiptar ka ndërruar jetë në një spital në Itali, pasi ishte goditur me kokë nga një tjetër shqiptar në një zdrukthuari në Bientina. Ngjarja ndodhi në 8 mars të këtij viti, ndërsa Astrit Gerdeci 45 vjeç ka ndërruar jetë sot në një spital në Cisanello. Sipas mediave italiane autori është shqiptari Zinhi Cullhai, 24 vjeç.
Dyshohet se sherri mes dy shqiptarëve ka nisur për motive të dobëta. 24-vjecari e qëlloi shqiptarin me kokë duke i shkaktuar dëmtime të rënda, ndërsa goditja në kokë i kishte shkaktuar thyerje të kafkës dhe gjakderdhje të brendshme.
ma.me