Ministri i Financave, Arben Ahmetaj është thirrur në komisionin parlamentar të Ekonomisë për të dhënë shpjegime për skemën që do të aplikohet për përdoruesit e shpeshtë të rrugës së Kombit dhe banorëve të zonës së Kukësit.
Teksa sqaroi dhe njëherë se si ka nisur proces i maturuar i filluar në vitin 2011 ai komentoi edhe protestat e opozitës, të cilat vazhdojnë edhe ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës.
“E gjithë përqasja që ka opozita sot është politike, destabilizuese dhe s’ka të bëjë fare me qytetatrët që në të drejtën e tyre mund të ankohen për tarifën e përdorimit të rrugës”, tha Ahmetaj.
Ai vijoi më tej se tarifa e vendosur nga qeveria Rama është më e ulët se ajo e qeverisë Berisha. “Nëse skenari i IFC parashikonte tarifë mes 5.3 dhe 5.9 euro pa TVSH për një makinë, marrëveshja e arritur nga qeveria jonë mundësoi një tarifë 5 euro me TVSH. Këtu më duhet të bëj një dallim thelbësor mes qeverisë Berisha”, vijon Ahmetaj.
Ai iu përgjigj opozitës lidhur edhe me pretendimin e tyre se paratë e taksës së qarkullimit mjaftojnë për mirëmbajtjen e rrugës.
“Nga taksa e qarkullimit, 40 % paguani borxhin që ka marrë Saliu dhe Luli. Një borxh me interes 13 %. Me që kanë bërë një pyetje se ku shkojnë paratë e taksës së qarkullimit”, tha Ahmetaj.
/a.m.