Iker Casillas arriti një objektiv të rëndësishëm në karrierën e tij.
Portieri spanjoll luajti mbrëmjen e së hënës ndeshjen e 1000 si profesionist. Një karrierë e nisur në 1999 kur ishte 18 vjeç me fanellën e Real Madrid dhe tani vijon me Porto.
Në këtë ndeshje të rëndësishme ekipi i tij u mund 2 – 0 nga Belenenses, duke lejuar rivalin kryesor Benfica të ngjitet në krye të renditjes.
Sot Casillas është 36 vjeç dhe ende nuk do të dorëzohet edhe pse ka fituar çdo trofe të mundshëm në nivel klubesh apo përfaqësuesesh. Përgëzime për ndeshjen e 1000 Iker Casillas mori edhe nga Real Madrid ku u aktivizua në 725 takime. Pritet të shikohet se ku do të vijojë karrierën Casillas, pasi marrëveshja e tij me Porto vlen deri në fund të këtij sezoni.
a.ç