Aksioni ekstrem që paralajmëron opozita me mosbindje civile dhe refuzim për pagimin e taksave duket se nuk është pritur mirë nga e gjithë opozita.
Lidershipi i LSI që shpesh ka pasur qëndrime të dyzuara, këtë herë ishte pro propozimeve që vinin nga Partia Demokratike si forca më e madhe e opozitës.
Por jo të gjithë deputetët e saj janë dakord me këtë vendim, duke çuar këtë forcë drejt përçarjes.
Robert Bitri është shprehur kundër mosbindjes civile gjatë një prononcimi për mediat. “Lulzim Basha nuk është kryetar i partisë sime dhe nuk jam dakord për mosbindje civile”, ka deklaruar deputeti Bitri.
Ndërkohë, deputeti Haxhinasto më herët ishte i pranishëm në Komisionin e Ekonomisë, ndryshe nga kolegu i LSI Spahiu dhe ata të PD që bojkotuan. Ish-ministri i Transporteve i cili është shprehur pro vendosjes së tarifës në rrugën Durrës- Kukës gjatë kohës që ka qenë në detyrë, ishte i pranishëm kur deputetët socialistë po diskutonin për ratifikimin e dy marrëveshjeve.
A po shkon LSI drejt përçarjes? Sinjalet tashmë kanë nisur…/a.m.