Opozita paralajmëroi dje mosbindje civile si dhe një sërë aksionesh opozitare ku përfshihet edhe bojkoti i parlamentit apo bllokimi i punimeve të legjislativit.
Sot deputetët e Partisë Demokratike u larguan nga komisionet.
Në komisionin e Ekonomisë munguan deputetët e Partisë Demokratike dhe ai i LSI-së, Përparim Spahiu. Ajo që ra në sy ishte se nga LSI ishte i pranishëm deputeti tjetër Edmond Haxhinasto.
Ish-ministri i Transporteve i cili është shprehur pro vendosjes së tarifës në rrugën Durrës- Kukës gjatë kohës që ka qenë në detyrë, ishte i pranishëm kur deputetët socialistë po diskutonin për ratifikimin e dy marrëveshjeve./a.m.