Ndërprerja e reshjeve të shiut u ka dhënë mundësi ndërmarrjeve të Bashkisë Tiranë që të rinisin me një ritëm më të lartë punimet për përfundimin e një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturore në qytetin e Tiranës.
Një prej tyre është edhe ai për një nga projektet më të rëndësishme për rigjallërimin e Parkut të Liqenit, ndërtimi i një piste të posaçme për çiklistët që preferojnë pedalimin në natyrë dhe freskinë e liqenit. Madje në pjesë të veçanta ky projekt ka përfunduar, ndërsa është drejt fundit edhe në disa segmente të tjera të tij. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar një foto nga korsia e re e biçikletave që përshkon dhe një nga pjesët më panoramike të parkut. Pista e biçikletave në Parkun e Madh të Liqenit përmban dy korsi kalimi, të pavarura nga pjesa e shëtitores.
Itinerari i biçikletave është shtrirë në zona më pak të populluara të liqenit, pikërisht për t’i bërë të aksesueshme edhe këto zona. Gjerësia e këtij itinerari do
të jetë 2 m dhe 5600 ml i gjatë duke krijuar një qark të mbyllur.
MA.ME