Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë arrestuar ne flagrancë shtetasin E. Todi, 26 vjeç, banues në Dëllënjë, Vlorë.
Ky shtetas është paraqitur pranë një picerie ne lagjen ”Pavarsia”, me dy kartmonedha 50 euro të falsifikuara.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Falsifikimi monedhave”, të parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal./a.m.