Ka vdekur për shkak të një infarkti në moshën 91-vjeçare, ish-diktatori i Guatemalës, Efrain Rios Montt.
Ai ka qenë në pushtet nga viti 1982 deri në 1983-in, pas një grushti shteti dhe në vitin 2013 u dënua me 50 vjet për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.
Ai u shpall fajtor për masakrën e 1.700 indigjenëve Ixil maya, të ekzekutuar nga forcat e sigurisë nën komandën e tij. Gjykata Kushtetuese e Guatemalës e kishte anuluar vendimin, duke urdhëruar një proces të ri gjyqësor, përgatiti Express. (b.an)