Kryeministri Edi Rama pas deklaratës për media, nuk është ndaluar dhe ka reaguar serish, por këtë herë me një postim të shkurtër në Facebook.
Në këtë reagim Rama ka sqaruar se frymëmarrja jo shumë e mirë në leximin e deklaratës, ka qenë për arsye se ai ka gjak shqiptari. Më tej Rama shkruan është më mish e me shpirt në detyrën e tij.
“Kam nje lajm për ata që merren me frymëmarrjen time në komunikimin e sotëm: Kam gjak shqiptari jo llum kazani në vena. Zemrën e kam në vend jo në zorrë. Mish e shpirt i kam në dispozicion të detyrës dhe të atyre që e duan këtë vend megjithë mend e këtë popull megjithë zemër!”, shkruan Rama në Facebook.
a.ç