Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt uroi institucionet e vendit për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, por tha se përsa i takon liberalizimit të vizave ka ende punë për t’u bërë.
Këto komente Heldt i bëri me rastin e nënshkrimit të Memorandum Mirëkuptimit në mes të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive dhe Qeverisë së Gjermanisë.
“Më lejoni që të filloj duke uruar Kosovën për vendimin e djeshëm. Ky vendim na tregon se duhet punuar për të mirën e qytetarëve dhe jo të shohim skena si ato të djeshmet me gazin lotsjellës. Sidoqoftë, përsa i takon liberalizimit të vizave ka ende punë për të bërë, por kemi bërë hapa të mëdhenj përpara në integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Heldt tha se e ardhmja e Kosovës është në BE, rrugë gjatë së cilës nuk do t’i mungojë mbështetja e Gjermanisë.
a.ç