Deputeti i LSI, Përparim Spahiu tha se është momenti i rëndësishëm që LSI dhe PD të shkojnë në një marrëveshje të përbashkët opozitare. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Ilva Tare, Spahiu deklaroi se pritet që të shkohet drejt formalizimit të marrëveshjes, por theksoi se kjo duhet të jetë transparente dhe afatgjatë.
Pjesë nga deklarata e Përparim Spahiut
Përparim Spahiu: LSI është parti opozitare, ka pasur mjaft zhvillime të përbashkëta me PD. Kulmoi me protestën e 27 janarit. Një bashkëpunim politik mes PD dhe LSI kërkon që të ketë atë alkimin e vet, sidomos sa i takon programeve. Them që afrohemi bashkë në programin ekonomik, pra kemi të njëjtat shqetësime. Besoj fort që fronti opozitar do kalojë në një marrëdhënie politike mes palësh.
Ilva Tare: A është momenti dhe a po diskutohet nënshkrimi i një marrëveshje opozitarizmi pes PD dhe LSI?
Përparim Spahiu: Nuk ka diskutime për formalizmin e saj, them do shkohet drejt saj. Jam për një marrëveshje transparente, të thënë dhe afat gjate dhe që shqiptarët ta kuptojnë kush është opozita dhe kush është pozita dhe ku do shkojmë në afat mesëm dhe afatgjatë.
Ilva Tare: Për shkak të mosformalizimit me PD, ka nga ata zëra që LSI po flirton edhe me PS, ka ndonjë të vërtetë në këtë?
Përparim Spahiu: Janë këto skema që socialistët i bëjnë mirë dhe nuk e di kush mund të jetë flirti i LSI me PS. Deklarimet kanë qenë të hapur, deputetet e LSI, kryetarja janë qartësuar në mendimet e tyre, pastaj seç diskutohet në kafenera nuk e di.
Ilva Tare: A duhet të kishte filluar përgatitjet LSI për zgjedhjet vendore, të identifikojë kandidatët e mundshë?
Përparim Spahiu: Besoj se është moment mjaft i rëndësishëm që të shkohet në këtë marrëveshje, ose nëse s’ka marrëveshje ne të fokusohemi që LSI do kandidojë e vetme përsëri dhe besoj se jemi pak vonë për organizimin e zgjedhjeve të 2019.