Publikimi i pak javëve më parë i një artikulli nga Revista amerikane “Mother Jones”, e cila zbulonte fakte të ndikimit rus për llogari të Partisë Demokratike në Shqipëri, krijoi debate të shumta në vend. Madje deri në akuza për kërcënim të sigurisë kombëtare. Partia Demokratike i hodhi poshtë të gjitha këto akuza, duke i cilësuar ato si të pavërteta. Qëndrim të cilit ju bashkua dhe Ambasada e Rusisë në Tiranë. Por, reagimet kanë vijuar.
Vizion Plus ju drejtua Zyrës së Shtypit të presidentit Vladimir Putin, duke i kërkuar një koment mbi faktet e publikuara nga “Mother Jones”. Në përgjigje, Kremlini nënvizon:
“Duke ju përgjigjur pyetjes suaj lidhur me informacionin e botuar në artikullin e revistës amerikane “Mother Jones”, ne dëshirojmë të theksojmë se nuk është i vërtetë”.
Edhe pse Kremilini zyrtar hedh poshtë çdo të dhënë të publikuar nga “Mother Jones”, kryeprokurorja Arta Marku, pohoi në emisionin “Real Story” në Vizion Plus, se kontrata e lobimit e Partisë Demokratike, është nën hetim nga organi i akuzës.
ma.me