Nga Bedri Islami
Pak çaste më parë, rastësisht, lexova një shënim të ish kryeministrit Berisha, i cili, edhe nëse të gjithë do të rrinin rehat e në punën e tyre, nuk mund të mbajë qetësinë e një njeriu normal.
Lexova deklaratën e tij mediale për Marrëveshjen e Detit dhe plotfuqishmërinë e dhënë nga presidenti Meta.
Është normale që shefi i shtetit të kërkojë kohën e tij, megjithëse ajo u zgjat shumë më tepër se sa ishte menduar, por që ishte pritur.
Përmes deklaratës së tij, Berisha, që do të jetë e njëjtë edhe me atë që do të nxjerrë më pas partia ku ai është ende shefi de fakto, si ngre dyshime për një marrëveshje “spiunësh” ,që është bërë gati prej kaq kohësh, etj. hedh lumplasën e tij të zakonshme.
Nëse ka një njeri që nuk duhet të flasë për këtë temë, ai është Berisha. Nëse ka një njeri të dytë që, po ashtu, nuk duhet të flasë për këtë tem, ai duhet të jetë Basha.
Të dy sëbashku bënë një akt të pashoq shitje të një pjese të rëndësishme të detit shqiptar, për interesa meskine politike e të pushtetit, e ndoshta , jo vetëm për kaq.
Të dy sëbashku, sidomos Berisha, bëri një luftë të pashembullt, për të delegjimuar Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që hidhte poshtë marrëveshjen e fshehtë të kohës së tij. Mendja e dalë nga fiqiri shkoi deri aty sa të akuzonte gjithë gjyqtarët e Kushtetueses se, në një kohë të caktuar, ishin shitur dhe se një shtet i huaj, duke aluduar shtetin turk, i kishte blerë të gjithë ato.
Por, tjetër kund e kisha mendimin.
E lexova dhe, megjithëse ai do të duhej të heshtëte, ka të drejtë të flasë. Por si një njeri normal. Se këto që flasin si anormalët po shtohen si tepër, duke pasur një shembull të tillë, ende të pandëshkuar.
Disa herë, edhe sot, por edhe më parë, prej vitesh, që kur është në opozitë dhe zoti Bushati është ministër i Punëve të Jashtme,ai nuk e quan Ditmir, si e ka emërin, por Ditzi.
Çfarë është ky njeri i dalë mendsh, sa që një njeriu përballë tij, pak më i madh se i biri që ka në shtëpi, i ndjell të zezën, e mbiemëron Ditzi, pa menduar se edhe ai ka një jetë në vazhdim, ka prindër e njerëz që e duan dhe ndjellja e të zezës është një maskarallëk që nuk i shkon askujt.
Me sa di unë, Ditmir Bushati është djalë i vetëm. Edhe i biri i Berishës është djalë i vetëm.
Berisha i thotë Ditmirit thjeshtë Ditzi.I ndjell zezim një njeriu që nuk ka lidhje me të, nuk i ka vrarë askënd, nuk është në gjak,meqenëse e citon shpesh, por prapsht Kanunin.
Thjeshtë Ditzi!
Po sikur dikush t’i thonte djalit të tij,ju kërkoj ndjesë të gjithëve për një fjalë që nuk është në natyrën time, jo Shkelzen, por Shkërdhatë.
Si do të ndjehej ai, kur të mos jetë më në politikë dhe të mos ketë fuqi të mbrojë as veten?
Mendo për të tjerët, si do të doje të mendonin për ty, o njeri!
Mos i ndjell të zezën të tjerëve, se kjo e zezë është e çuditshme: rikthehet në vendin e nisjes dhe nuk dihet se çfarë ndodh në zezimin e saj