Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku ai zhvilloi një takim me Komisonerin për Zgjerimin Johanes Hahn.
Ky takim vjen më pak se një muaj nga dalja e raportit në të cilin Shqipëria pret marrjen e rekomandimit për çeljen e negociatave.
Rama shpërndau një video në facebook dhe shkurtimisht sqaroi se në takim u bë bilanci i progresit të bërë nga Shqipëria.
“Me Komisionerin Hahn në vigjilje të Raportit të Komisionit Europian të 17 prillit, ku presim rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.
Një takim shumë pozitiv, ku u bë bilanci i progresit tē qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve kyçe të integrimit dhe u theksua ecuria e procesit të Vetingut – që këtë javë hyn në fazën vendimtare të zbatimit, me fillimin e dëgjesave publike të gjykatësve e prokurorëve të nivelit të lartë përpara komisionit të shkallës së parë”, shkruan Rama në facebook./a.m.